Aktuale Më shumë

Kompensime për banesa për 9 deputetë, Sekuliq më së shumti për udhëtime

Prej tvteuta15:33, 5 Janar 2022

Në 11 muajt e parë të vitit të kaluar, Kuvendi i Malit të Zi ka paguar 1,8 milionë euro për paga neto për deputetët, ose 2,95 milionë në shumën bruto.

Kuvendi i tha agjencisë Mina se paga e deputetit vitin e kaluar ka qenë 1355 euro, pa asnjë përvojë të mëparshme.

“Në 30 nëntor 2021, shteti caktoi 1,8 milionë neto për pagat e deputetëve, ose 2,95 milionë për bruto”, tha Kuvendi.

Siç kanë thënë ata, për periudhën dhjetor 2020 – tetor 2021 janë paguar gati 110 mijë euro në emër të mëditjeve dhe shpenzimeve të udhëtimit për pjesëmarrje në plenumet dhe seancat e trupave punues.

Në pyetjen se sa është paguar për shpenzimet e derivateve vitin e kaluar, Kuvendi tha se deri në nëntor janë shpenzuar rreth 32 mijë euro.

Kuvendi tha se në vitin 2021 strehimin me pagesë në Podgoricë e kanë shfrytëzuar nëntë deputetë dhe deri në fund të nëntorit për këtë janë shpenzuar mbi 12 mijë euro.

Deputetët që kanë shfrytëzuar të drejtën e akomodimit në hotel janë Danijella Gjuroviq, Suada Zoronjiq, Bogdan Fatiq, Danijell Zhivkoviq, Millosava Paunoviq, Jovanka Bogavac, Luigj Shkrelja, Genci Nimanbegu dhe Vesna Paviqeviq.

Në të njëjtën periudhë, të drejtën e kompensimit për marrjen me qira të banesës e kanë shfrytëzuar edhe nëntë deputetë dhe për këtë Kuvendi ka paguar rreth 25 mijë euro neto ose 27.7 mijë bruto.

Sipas Kuvendit, këtë të drejtë vitin e kaluar e kanë shfrytëzuar Dragan Vukiq, Maja Vukiçeviq, Tamara Vujoviq, Marta Shqepanoviq, Dragan Krapoviq, Albin Çeman, Branko Çavor, Suada Zoronjiq dhe Momo Koprivica.

Kuvendideri në fund të nëntorit të vitit të kaluar u ka paguar deputetëve 53.7 mijë euro për udhëtime pune jashtë vendit.

Për udhëtime pune më së shumti para ka shpenzuar deputeti Predrag Sekuliq, mbi 7,3 mijë, Maja Vukiçeviq gati 6,4 mijë, Dragan Krapoviq rreth 4,4 mijë, Sllaven Radunoviq rreth katër mijë, dhe mbi tre mijë euro kanë shpenzuar Danillo Sharanoviq dhe Ervin Ibrahimoviq.

Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, vitin e kaluar ka shpenzuar rreth 2.7 mijë euro për udhëtime pune, përkatësisht për akomodim në hotel dhe bileta ajrore.

Që nga marrja e detyrës, Beçiq ka hequr dorë nga të gjitha mëditjet për udhëtime pune brenda dhe jashtë vendit.

  • 1

    Radio