Kompania turke përzgjedhet për ndërtimin e akuqparkut në Shtoj
Prej tvteuta09:55, 11 Dhjetor 2019

Kompania turke “Polin” , e njohur për ndërtimin e parqeve ujore në mbarë botën, ka ftuar të drejtën që të ndërtojë edhe parku ujor në Shtoj të Ulqinit, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit. Më herët, sekretari për financa Sead Osmanoviq, njoftoi për TV Teuta se thirrja publike është hapur dhe pritet ofertuesi më i mirë. Kjo kompani edhe para 5 viteve ishte e interesuar për ndërtimin e këtij parku, por marrëveshja nuk u arrit për ngatërresa pronësore.