Aktuale Më shumë

Kompania multinacionale ka mbërritur në Mal të Zi, do të hapen 100 vende të reja pune

Prej tvteuta14:53, 10 Qershor 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se kompania multinacionale Artec3D ka mbërritur në Mal të Zi dhe që deri në fund të vitit do të hapin 100 vende të reja pune.
“Ne po përmbushim gjithçka që premtuam. Kompania multinacionale #Artec3D ka mbërritur në Mal të Zi! Deri në fund të vitit jo 50, por 100 vende të reja pune!Ne punojmë për qytetarët dhe Malin e Zi!”, ka shkruar në Twitter kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq pas takimit me pronarin e kompanisë multinacionale “Artec 3D” dhe ambasadorin e Luksemburgut në Mal të Zi, Filip Donkel.
Sipas Qeverisë, themeluesi, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i “Artec 3D” Artem Jukin e ka njoftuar kryeministrin e Malit të Zi për aktivitetet e kompanisë së tyre, duke deklaruar se së bashku me 50 punonjës, në Mal të Zi kanë ardhur edhe 200 anëtarë të familjeve të tyre.
“Yukin vuri në dukje se plani i tyre është të punësojnë 100 persona të tjerë deri në fund të vitit, duke theksuar se Mali i Zi është një vend i këndshëm për të punuar dhe jetuar,” thuhet në deklaratë.
Kryeministri theksoi se Mali i Zi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve me Luksemburgun, veçanërisht intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar rëndësinë e pranisë së investimeve luksemburgase në Mal të Zi.
“Jam shumë i lumtur për ardhjen tuaj në Mal të Zi dhe përmbushjen e asaj që u premtuam qytetarëve të Davosit, gjatë takimit me kryeministrin tuaj Bethel.Qeveria do të jetë partneri juaj i besueshëm. Mali i Zi është vend me mundësi të mëdha”, ka theksuar Abazoviq me përfaqësuesit e kompanisë së përmendur.
Kryeministri Abazoviq theksoi se ambicia e Qeverisë është të zhvillojë industrinë e IT dhe të tërheqë kompanitë multinacionale që të hapin zyrat e tyre përfaqësuese në Mal të Zi.
“Kryeministri Abazoviq dhe ambasadori Donkel ranë dakord që Mali i Zi dhe Luksemburgu, si partnerë, duhet të bashkëpunojnë në një nivel më të lartë dhe se kontributi më i mirë për këtë do të jetë vizita zyrtare e kryeministrit të Luksemburgut në Mal të Zi këtë vit”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio