Sociale Më shumë

Kompani nga Emiratet e Bashkuara të interesuara për të investuar në Ulqin

Prej tvteuta14:32, 11 Mars 2019

Kryetari I Komunes Loro Nrekiqi  zhvilloi  një takim me Z. Ahmed Hassib njeri nga  përfaqësuesit e  konsorciumit ,,NIRVANA,, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Fjala është për  konsorciumin që tubon 23 kompani të fuqishme të sektorëve  të ndryshëm  të cilët kanë  investuar në shumë vende të ndryshme  e që janë të interesuar për investime edhe  në  Mal të Zi, respektivisht në qytetin tone.Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet  miqësore midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.Kryetari I Ulqinit  bëri një prezantim të mundësive për investime në qytet , ku veçoi fushat e turizmit energjetikës, transportit  ndertimin e aeroportit  marinës etj  si fusha me potenciale të mëdha investimi.Ai po ashtu nënvizoi dhe përparsitë që i ofrohen investitorëve të fuqishëm.U la, që shumë shpejtë në Ulqin  të organizohet një takim I niveleve të larta ndërmjet dy vendeve dhe ekipeve  nga kompanitë emirate  me qëllim të  konkretizimit  të projekteve  në fusha me interes  reciprok. 

  • 1

    Radio