Aktuale Më shumë

Komisioni miraton kufizimin e çmimeve për produktet bazë

Prej tvteuta10:16, 10 Maj 2022

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit ka mbështetur njëzëri Projektligjin për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njeriut.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, tha se Qeveria në seancën e 5 majit ka konstatuar se do t’i përmbahet aktit të propozuar.

“Me propozimin e këtij ligji, Ministria ka krijuar bazën ligjore për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve në rastet e rreziqeve serioze të inflacionit, si dhe çrregullimeve të tregut”, sqaroi Gjuroviq. Sipas tij, ligji parashikon që Qeveria do të përcaktojë masat për kufizimin e çmimeve me akt nënligjor, si dhe listën e produkteve për të cilat zbatohen masat, me detyrimin për të rishikuar vendimin e saj të paktën një herë në tre muaj. “Cilat produkte do të jenë në listë varet nga vlerësimi i Qeverisë për momentin, por sigurisht që kuptohet që këto janë ushqime bazë. Kur bëhet fjalë për llojet e masave që mund të përcaktojë Qeveria për të kufizuar çmimet, ato mund të jenë përcaktimi i çmimit maksimal të shitjes me pakicë, si dhe çmimet fikse të produkteve dhe nivelit të marzhave”, tha Gjuroviq.

  • 1

    Radio