Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Komisioni Evropian: Anëtarsimi i Serbisë të kushtëzohet me vendosjen e sansksioneve Rusisë

Prej tvteuta14 October 2022

Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit. Përmes këtij raporti kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës. “Duhet të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Negociatat e anëtarësimit me Serbinë duhet të avancojnë vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe bën përparim domethënës në reformat e nevojshme për integrim”, thuhet në raportin e PE-së.