Sociale Më shumë

KOMISIONI “BERIQETI” VAZHDON ME AKTIVITETE HUMANITARE

Prej tvteuta22:01, 22 Nëntor 2015

Në kuadër të aktiviteteve të veta, Komisioni Beriqeti i cili funksionon pranë  Bashkësisë Islame të Ulqinit, vizitoi familjen Rexhepi nga Katërkolla e cila  jeton në kushte shumë  të veshtira. Familja në fjalë është në gjëndje shumë të rendë ekonomike, me shum pak të ardhura mujore , kanë 5 femijë të vegjël dhe jetojnë  në një barakë  të pa sigurtë, sidomos tani që po afrohet koha e dimrit, do të jetë shumë e vështirë që të përballojnë të  ftohtit në këtë gjendje. Komisioni do të ndërmarrë hapa për ta rregulluar këtë gjendje të kësaj shtëpie me qëllim që të sigurojë strehimin për këtë familje, nëse do të gjejë përkrahjen e donatorëve të mundshëm, kështu deklaroi kryetari I Komisionit Mirsad Muçaj përmes statusit në rrjetin FB.

  • 1

    Radio