Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti”100 pako ushqimore për familjet në nevojë, 2 mijë euro për fëmijët jetim

Prej tvteuta21 June 2017

Në kuadër të Bashkësisë Islame Komisioni “Bereqeti “ shpërndau sot 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Është ky aksioni i tretë që ka ndërmarrë ky komision në muajin e Ramazanit,dhe gjer më tani kanë arritur të shpërdajë rreth 450 pako ushqimore. Kryetari i Komisionit Bereqeti Mirsad Muçaj  tha se e gëzon përkrahjen e besimtarëve tanë,dhe  se ata gjithmonë janë të gatshëm  për t’u gjetur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ai njëherit falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aksioni,duke shpresuar që sado pak kanë arritur të kthejnë buzëqeshjen e këtyre familjeve që kanë nevojë për ndihmë,e kurë më mirë të ndihmohen të varfërit se në këtë muaj dhe në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit-shprehet Muçaj  Bashkësia Islame do ti ndajnë edhe 2 mijë ero për fëmijët jetim.