Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” ndau 120 pako ushqimore

Prej tvteuta17 August 2017

Në kuadër të aktiviteteve të veta, Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon pranë Bashkësisë Islame të Ulqinit bëri shpërndarjen e 120 pakove me produktet elementare ushqimore, për familjet më në nevojë të komunës së Ulqinit. Shpërndarja e pakove po bëhët në prag të festës së Kurban Bajramit me qellim që sadopak tu vihet në ndihmë të gjitha familjave. Kryetari i komisionit “Bereqeti” Mirsad Muça u shpreh për Televizionin Teuta se është falenderues ndaj të gjithë qytetarëve të komunës së Ulqinit të cilët kontribojnë në realizimin e aksioneve të tilla humanitare. Nënkyetari i komisionit “Bereqeti” Munib Abazi tha për Televizionin Teuta se edhe këtë vit gjatë ditëve të festës së Bajramit  do të bëhet shpërndarja e mishit të kurbanit.