Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” ndau 100 pako me artikuj ushqimor

Prej tvteuta6 June 2017

Në kuadër të aktiviteteve të tyre në muajin e madhërishëm të Ramazanit , Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon pranë  Bashkësisë Islame të Ulqinit, sot ndau 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Kryetari i Komisionit Mirsad Muçaj, shprehet se Komisioni “Bereqeti” mundohet gjithmonë të ju dale në ndihmë familjeve më në nevojë, e kurrë më mire se në këtë muaj ,shprehet ai . Medjen Shaptafi aktivist në Komisionin “Bereqeti falënderon të gjithë ata që ndihmuan, dhe vazhdojnë ta ndihmojnë në mënyra të ndryshme këtë komision,dhe bënë apel tek qytetarët ,në veçanti tek at që kanë situatë më të mire materiale, ti bashkangjiten aksionit në fjalë dhe të gëzojnë sa më shumë familje në këtë muaj të shenjtë. Aktiviteti do të zgjasë gjatë gjithë muajit të Ramazanit,ku të gjithë artikujt e grumbulluar do të ju ndahen familjeve që kanë më së shumti nevojë.