Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti”: Hapet zyra për grumbullimin e mjeteve materiale

Prej tvteuta16:55, 13 Nëntor 2015

Komisioni “Bereqeti” i Bashkësisë islame të Ulqinit cakton lokalin për mbledhjen e ndihmave për ato që kanë nevojë. Përballë xhamisë së “Kryepazarit”gjindet zyrja ku  të gjithë ato të cilët kanë mundësi tu ndihmojnë mund të trokasin në këtë derë. Ky është njëri ndër aktivitetet që ky komision ndërrmerr për qytatarët tanë.

Në hapsirën e “Bereqetit” e cila do jetë e hapur për gjithë qytetarët nga ora 9 deri në orën 12 çdo të marte dhe të premte, përveç veshmbathjeve mund të sillni edhe mjete tjera të nevojshme për jetesë.

Që ky dimër të jetë i ngrohtë për të gjithë, komisioni “Bereqeti” bën apel gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këtij akcioni.

Ka familje që kanë nevojë për përkrahje, për ndihmë materiale dhe financiare, ka familje që ka nevojë qoftë edhe për një fjalë të mirë e cila u jep shpresë për jetë.

  • 1

    Radio