Aktuale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” filloi me shpërndarjen e pakove ushqimore

Prej tvteuta14:35, 25 Mars 2023

Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit i cili njihet si muaji i mëshirës dhe solidaritetit, Organizata të ndryshme humanitare në vend dhe aktivistë humanitarë, kanë filluar përgaditjet për të befasuar familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët.

Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit edhe këtë ramazan ka filluar më shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Aksionet humanitare dhe shtrirja e dorës së solidaritetit duhet të mbisundojë në çdo kohë dhe për çdo nevojtar.

Imam Mirsad Muça, kryetar i komisionit “Bereqeti” për Televizionin Teuta u shpreh se janë të shumtë donatorët për të cilët është falënderues. Aksioni i shpërndarjes së pakove ushqimore këtë ramazan filloi me 130 pako. Në vazhdim do të ketë edhe shpërndarje të tjera.

Gjithashtu edhe këtë vit organizohet Pakoja e Ramazanit e cila ka vlerën prej 35 euro.

  • 1

    Radio