Politikë Më shumë

KOMISION ME PARAGJYKIME

Prej tvteuta12:24, 24 Qershor 2015

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti, i pyetur nga Televizioni Teuta se si i ka vlerësuar Komisioni i Ministrisë së kulturës propozimet për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ulqinit, tha se mendoj që ajo trupë mbron një ligj ideologjik të fillimit të viteve 80-të.

Sipas këtij ligji, rruga apo sheshi mund të pagëzohet me emrin e ndonjë personaliteti të njohur edhe në përmasa mbarëkombëtare, nëse kanë kaluar pesë dekada pas vdekjes së tij.Ndonëse ne si delegacion i Komunës së Ulqinit, kemi shënuar edhe argumentuar propozimet tona, meqë kishte  dezinformata tej mase, tash fjalën e ka qeveria. Haxhibeti shtoi se në përbërjen e Komisionit respektiv, nuk kishte asnjë antar shqiptar, e sipas tij, edhe 30 vjet nuk do të ketë si rezultat I paragjykimeve që ishin të ngarkuar.

  • 1

    Radio