Aktuale Më shumë

Komentatori i “Arena Sport” refuzon ta përmendë Kosovën, thotë se Muriqi vjen nga “krahina jugore serbe”

Prej tvteuta20:31, 16 Gusht 2022

Rrjeti televiziv “Arena Sport” ka transmetuar të hënën mbrëma ndeshjen Athletic Bilbao – Mallorca. Por komentatori i ndeshjes ka refuzuar të tregojë se prej nga është Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas. Komentatori, që ka komentuar në gjuhën serbe, për sulmuesin e Kosovës ka thënë se vjen nga “krahina jugore serbe”.

“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju”, ka thënë komentatori, që kështu nuk ka treguar saktë se prej nga vjen Muriqi.

Kanalet e “Arena Sport” transmetohen edhe në Kosovë nga transmetues kabllorë. “Arena” ka shtrirje në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Slloveni.

“Duket që përmendja dhe pranimi i Kosovës është i ndaluar në Arena Sport. Komentatori i Arenës, që mbrëmë ka transmetuar ndeshjet Athletic Bilbao – Mallorca, ka refuzuara të thotë se prej nga vjen sulmuesi Vedat Muriqi. Muriqi është nga Kosova, që është shtet i pavarur. Por komentatorët në Arena Sport kanë informacione tjera dhe kanë thënë që ai është i lindur në ‘krahinën jugore serbe’”, ka shkruar mediumi i fuqishëm boshnjak, “oslobodjenje.ba”.

https://sport1.oslobodjenje.ba/s1/fudbal/ino-fudbal/primera/komentator-arene-sport-odbio-da-izgovori-kosovo-umjesto-toga-porucio-da-napadac-dolazi-iz-juzne-srpske-pokrajine-784566?fbclid=IwAR1rGQXk2e–HM-N8QQKPedhAdLwB_3p8PlkGlTwWhAjW8AZI2tvphASz1g

  • 1

    Radio