Sporti Më shumë

Kombëtarja serbe në Tiranë e blinduar në çdo hap

Prej tvteuta15:05, 7 Tetor 2015

Delegacioni I federatës serbe mbërrin sot në Tiranë.  “Nuk po shkojmë në luftë por  mund të ketë provokime”. Kështu shprehen futbollistët e Sërbisë pak orë përpara ndeshjes kundër Shqiperisë. Ato do të qendrojnë të izoluar në masa të  rrepta sigurie në hotel “Sheraton” ku do të akomodohen. Mësohet se kombëtarja e Serbisë nuk do të zhvillojë asnjë séance stërvitore në tokën shqiptare. Ato do të shoqërohen nga Rinasi me forca të shumta të policisë që në segmente të caktuara do të bllokojnë edhe trafikun në kryeqytet. Të enjten sipas rregullores së UEFA-s  dy orë para fillimit të ndeshjes ato do të jenë direkt në stadiumin “Elbsan Arena” natyrisht të shoqëruar nga eskorta e sigurisë dhe policisë shqiptare.

  • 1

    Radio