Sociale Më shumë

Kolona kilometrike në kufi për 1 maj

Prej tvteuta2 May 2017

Në kufirin që ndanë Shqipërinë dhe Malin e Zi këtë të hëne ka pasur kolona dhe pritje të gjata për ata që kanë dashur të kalojnë nëpër këtë pikë. Në fshatin Sukobinë njerëzit kanë pritur dy-tre orë duke lëvizur para në distancë shumë të vogël. Kolona e krijuar atje gjatë ditës ka arritur deri në tetë kilometra dhe pritjet kanë qenë nga katër deri në pesë orë. Bëhet e ditur se nuk ka ndonjë gjendje të jashtëzakonshme dhe se bëhet fjalë vetëm për kontrolle rutinore në pikëkalimin kufitar.  Sipas të dhënave joformale , në Ulqin gjatë ditës së djeshme ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm turistësh, shifër e cila mund të ketë shkuar edhe deri në 10.000 persona.