Ekonomi Më shumë

Kollari: Vit rekord i ullishtës. Përkushtimi dhe trajtimi i duhur jep rezultate

Prej tvteuta15:03, 2 Dhjetor 2020

Familja Kollari ka një traditë mbi 500 vjeçare në përpunimin e vajit të ullirit. Posedojn mbi 1.500 rrënjë ullinj,nga të cilët rreth 300 rrënjë janë ullinj të moçëm mbi 800 vjet,ndërsa plantacioni tjetër është e mbjellur me ullinj të rinj. Ky vit, sipas ullishtarit të njohur Adnan Kollari, është një vit rekord i frytëdhënjes. Këtu bëhet fjalë për ullishtën e re, pasi ullishta e vjetër ka dështuar. Tani janë në fazën përfundimtare të bluarjes së ullinjëve.

Primare për familjen Kollari në rend të parë  është cilësia e vajit,e cila nuk mungon. Këtë më së miri e vërtetojnë medaljet që kjo familje  është dekoruar në manifestime të ndryshme. Në  cilësinë e vajit ka ndikuar edhe metoda e re e vjeljes së ullirit nga dega dhe përpunimi shumë i shpejtlë.

Ai sqaron edhe hapat e para të përpunimit të ullirit, të cilët më herët janë punuar në mënyrë klasike, me kalimin e kohës kanë kaluar në forma më moderne, si të perpunimit ashtu edhe të vjeljes.

Si përfundohet me përpunimin e vajit ,fillon menjëherë angazhimi rreth krasitjes,plehërimit të ullishtës,si dhe trajtimi I tyre me pesticidet e nevojshme.

  • 1

    Radio