Koelni do të jetë pa maskotën e tij, cjapin Hennes
Prej tvteuta10:57, 13 Maj 2020

Koelni pa maskotën e famshme në rifillim të Bundesligës për herë të parë në 12 vjet, kur të rifillojë Bundesliga. Koelni luan të dielën ndaj Mainzit, ndërsa cjapi Hennes është “viktimë” e masave strikte shëndetësore.
Bundesliga bëhet liga e parë e madhe e futbollit që rifillon pas pushimit prej më shumë se dy muajve për shkak të pandemisë së COVID – 19. Ndeshjet që luhen prej të shtunës, do të zhvillohen pa shikues në stadiume.
Vetëm rreth 300 zyrtarë dhe pjesëtarë të stafit do të lejohen në stadium apo afër tij në secilën ndeshje. Kjo bëhet për të reduktuar rrezikun e infektimit të lojtarëve dhe të tjerëve. Lojtarët kanë qenë në karantinë tërë javën për të shmangur kontaktin.
Nuk do të lejohen as maskotat në stadiume, duke përfshirë atë Hennes. Ai ka parakaluar në fushë në fillim të çdo ndeshje në shtëpi, ka shkruar Reuters.
Sipas mediumeve gjermane, do të jetë hera e parë që nga viti 2008 që Hennes apo paraardhësit e tij nuk do të jenë në stadium para fillimit të ndeshjes.
Hyrja në stadium i është mohuar edhe shqiponjës së famshme të Eintracht Frankfurti