Koalicioni “Shqiptarët e vendosur” dënon sulmin ndaj ambasadës në Beograd
Prej tvteuta10:22, 4 Janar 2020
Koalicioni i partive shqiptare “Shqiptarët e vendosur” kanë dënuar aktin e sulmit ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe tentimin për djegjen e flamurit. Në kumtesën e tyre thuhet se aty ku digjet flamuri nuk ekziston përparimi, dialogu dhe as kultura, dhe se Serbia duhet me vepra ta tregojë se nuk është një vend i tillë. Sipas tyre, flamuri edhe mund të digjet në mënyrë figurative, por nuk do të arrihet që të kërcënohet harmonia multietnike që ekziston në Mal të Zi. Ata gjithashtu u bënë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë durim dhe maturi.