Rajoni/Bota Më shumë

Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Prej tvteuta09:36, 2 Maj 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, i ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë se i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për këtë çështje, duke theksuar se pretendimet e tilla janë mashtrime.

“Koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Pretendimet e Qeverisë se i ka votat për demarkacion janë vetëm mashtrime. Aq më keq që këta edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po i vënë në pozita të këqija, duke i shtyrë ata të thonë se demarkacioni duhet të votohet. Mirëpo, ne u themi miqve ndërkombëtarë, se do të votojmë kundër këtij varianti të demarkacionit, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhet problemi”, ka thënë Muja.

Muja ka treguar se versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta përkrahin as deputetët e PDK-së që deri më tani kanë hezituar ta deklarojnë votën e tyre rreth kësaj çështje.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio