Koalicioni me PDS mund të prishet
Prej tvteuta20 March 2017
Kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, ka deklaruar për gazetën Dan se koalicioni me Partinë Demokratike të Socialistëve , ashtu siç është formuar mund edhe të prishet. Ai këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar problemet e koalicionit në Petnjicë, rezultat i së cilës ishte shkarkimi i Adnana Muhoviq nga posti i kryetarit të Kuvendit të kësaj komune, çka sipas Husoviq është bërë duke shkelë rregulloren dhe statutin e komunës. Husoviq shprehu keqardhje për mosfunksionimin e koalicionit për të cilin ai personalisht ishte angazhuar që prej fillimit. Sa i përket dënimit të kryetarit të komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq, i cili është dënuar nga gjykata me 1 vit burgim për dëmim e shkaktuar komunës në vlerë prej 11.000 euro, Husoviq tha se dënimi është tepër i rreptë, por nuk dëshiron të komentojë më gjatë pasi ai nuk është vendim përfundimtar. Ai shprehu besimin se si në rastin e Muhoviq, ashtu edhe Shahmanoviq, vendimet përfundimtare ligjore do të jenë të ndryshme.