Koalicioni i jep mbështetje të plotë kryetarit Cungu
Prej tvteuta6 February 2017
Koalicioni qeverisës në Ulqin i cili përbëhet nga Forca, UDSH, PDS dhe koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” në një mbledhje të mbajtur ditën e shtunë i dhanë përkrahje të plotë ekzekutivit lokal të udhëhequr nga kryetari Nazif Cungu, thuhet në kumtesën e mbledhjes. Kjo mbledhje u inicua për shkak të ankesave në media të Partisë Demokratike, e cila e akuzoi kryetarin për stagnimin e disa projekteve investuese, ku më i rëndësishmi është ai prej 20 milionë eurosh në ujësjellës dhe kanalizime, edhe pse në krye të kësaj ndërmarrje prej 6 vitesh ndodhen kuadrot e kësaj partie. Në kumtesën e përbashkët këto probleme nuk u përmenden, por u cilësua se koalicioni funksionon në mënyrë normale, dhe se të gjitha problemet janë të tejkalueshme.