“Koalicioni i Lëvizjes Evropa Tani dhe Demokratëve është një vendim racional”
Prej tvteuta09:28, 29 Gusht 2024
Analisti politik Sergej Sekuloviç tha për Radio Malin e Zi (RCG) se koalicioni i Lëvizjes “Evropa Tani” dhe Demokratëve në kryeqytet është një vendim politikisht racional që mund ta sjellë atë subjekt në vendin e parë ose të dytë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë. Është e pasigurt nëse Aleanca e Lëvizjes URA dhe Lëvizja për Podgoricën do të prodhojnë një efekt sinergjik, thekson Sekulović.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të arrijë një rezultat solid, beson Sekulović.
Ai shton se mungesa e kapaciteteve të koalicionit është problem për atë parti.