Koalicion i ri në Ulqin: URA me Gjekën, Alternativën dhe PSD
Prej tvteuta11:17, 1 Mars 2022
Ditën e sotme pritet të zyrtarizohet edhe formimi i koalicionit të ri për zgjedhjet lokale në Ulqin.
Sipas informacioneve të TV Teuta, LQ URA do të dalë në këto zgjedhje me listë të përbashkët me Partinë Demokratike, Alternativën Shqiptare dhe Partinë Socialdemokrate.
Bartës së listës pritet të jetë Omer Bajraktari.