Politikë

Politikë Më shumë

Knezheviq publikon video për donacionin e paligjshëm të mjeteve financiare për fushatën e PDS

Prej tvteuta12 January 2019

Presidenti i Atlas Grupës, Dushko Knezheviq, i cili ndodhet nën akuzat e Prokurorisë Speciale për pastrim parash nëpërmjet dy bankave që veprojnë në Mal të Zi, ka publikuar ditën e djeshme një video personale , në të cilën vërehet se kryetarit të atëhershëm të Podgoricës, Sllavoljub Stijepoviq, i jep mjete financiare për të cilat Knezheviq thotë se janë donacion për fushatën e Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.  Këto mjete nuk janë paraqitur nga kjo parti prandaj ato konsiderohen si të paligjshme. Stijepoviq nga ana e tij e ka mohuar të bëhet fjalë për donacion dhe deklaroi se ato janë para që Knezehviq i ka konvertuar për të. Prokurori Special Milivoje Katniq deri tani nuk ka marrë asnjë iniciativë për deklaratat e Knezheviq në lidhje me financimet politike, por e ka shpallur atë person në kërkim për akuzat e pastrimit të parave.