Knezheviq për rastin K1: Nuk kemi korruptuar askënd. Meritat janë të avokatit
Prej tvteuta09:55, 29 Tetor 2019
Pronari i kompanisë Atlas dhe biznesmeni në kërkim Dushko Knezheviq, gjatë përgjigjes në pyetjet përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se në rastin K1, ku Komuna e Ulqinit është detyruar të paguaj mbi 6 milionë euro për një lëndë para 40 viteve, tha se në këtë rast nuk ka pasur korrupsion pasi do të ishte e pamundur që për 15 vite sa ka zgjatur lënda të korruptoheshin tërë ato persona. Ai shtoi se meritet kryesore për fitimin e kësaj lënde i takojnë avokatit Velibor Markoviq, dhe shprehu keqardhje që këto para tani më nuk i shkojnë kompanisë së tij.