Politikë Më shumë

Knezheviq : Jam fajtor, kam paguar reket

Prej tvteuta13:25, 19 Prill 2019

Protesta e lëvizjes “Deri në  liri” pas të cilës qëndron  biznesmeni i arratisur Dushko Knezheviq u mbajt mbrëmë  para ndërtesës së Prokurorisë Kryesore dhe Prokurorisë Speciale të shtetit në Podgoricë. Protestuersëve përmes  video bimit  nga Londra, iu drejtua pronari i  Atllas Grupit Dushko Knezheviq, për të cilin është lëshuar  fletëarresti dhe I cili  ka sqaruar  se qëllimi I tij ka qenë  ta bënte Malin e Zi një vend të pasur.

“Ata nuk i japin ato mjete , por qindra njerëz nga  Atllas grupi I kanë lënë pa punë. Për të funksionuar biznesi ,unë kam qenë I detyruar që të jap reket.E prano, unë kam gabime, por nuk dua të hesht, as  të lutem, do të qëndroj pranë jush deri në fund”, ka porositur Knezheviq.

Ai përsëri akuzoi presidentin Millo Gjukanoviq që   së bashku me familjen e tij ka privatizuar Malin e Zi,duke I bërë thirrje që të  organizojë një  duel televiziv për tu parë në sy. Knezheviq tha se Gjukanoviq ka arsye për tu friguar sepse e pret drejtësia para një gjyqësorit të  pavarur.

  • 1

    Radio