Knezheviq: Djukanoviqit i kam dhënë miliona
Prej tvteuta2 December 2019

Biznesmeni në kërkim Dushko Knezheviq, ka deklaruar se gjatë periudhës prej dy dekadave, presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe arkëtarës së partisë Milka Vujoviq, u ka dhënë me miliona në formë të donacioneve, të cilët shpreson se janë të regjistruar në parti. Ai shtoi se paratë janë dërguar nëpërmjet kurierëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe disa nga bodigardët e vetë presidentit. Knezheviq tha se 200.000 euro zhvatje i janë paguar personalisht Gjukanoviq në hotelin “Hilton”, për çka tha ai ekzistojnë edhe foto.