Politikë

Aktuale Më shumë

Knezheviq ankohet për heqjen e imunitetit

Prej tvteuta2 March 2017

Presidenti i Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, ka paraqitur ankesë kushtetuese me kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit për dhënien e miratimit për heqjen e imunitetit, me arsyetimin se me këtë është kryer shkelje e së drejtës garantuar me Kushtetutë. Ky vendim u mor në seancën e Kuvendit më 15 shkurt. Siç specifikohet , ankesës i janë bashkangjitur faktet juridike dhe argumentet bindëse se procedura për heqjen e imunitetit deputetëve Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, nga koha e fillimit deri në vendimin e Kuvendit, është ligjërisht të pavlefshme, dhe për këtë arsye nuk mund të ketë pasoja ligjore. Për këto arsye kërkohet që Gjykata Kushtetuese të hedh poshtë vendimin e Kuvendit për këtë çështje.