Klubit të taekwondo-s “Ulqini”, i shtohen edhe 20 medalje të tjera
Prej tvteuta21 November 2022
Gjatë fundjavës që lamë pas me datë 20.11.2022 në Sarajevë u mbajtë Kupa e Federatës së Bosnës dhe Hercegovinës. Ky aktivitet i Taekwondo-së grumbullojë 680 sportist, 36 ekipe nga 5 vendet e rajonit. Ekipi nga Ulqini u paraqit me 24 sportist. Suksesi për ekipin nga Ulqini ishte: gjithësejt 20 medalje, 12 të arta , 4 të argjendit, 4 të bronzit dhe tre trofe. Riad Dervishi, Berina Mustafa, Hakush Fici, Merisa Malokraja, Amra Dushku, Enes Dushku, Amell Nuti, Denis Coba, Erdi Resulbegu, Ajan Brashnjani, Gabriel Jankoviq, Dion Mustafa. Dorian Vukaj, Eldar Muca, Sara Kraja, Hava Malokraja. Amella Nuti, Ardit Dervishi, Harun Dervishi, Denis Coboviq. Sportisti më i sukseshëm në disciplinën e ndeshjes ishte Hakush Fici me katër ndeshje të fituara. Sportistja më e sukseshme ishte Amra Dushku e cila shpallet më e sukseshme e turneut në disciplinën e formave. Në rënditjen e përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fitoi trofeun e Bosnës në disciplinën e formave, dhe trofeun e vendit të tretë në disciplinën e ndeshjeve kategorija kadet të rinj. Falenderojmë prindërit për përkrahje dhe sposnsorët. Tkd Ulqini, Fikret Dushku, prof.