Aktuale Më shumë

Klubit futbollistik Otrant-Olympic Ulqin , po i rikthehet shkelqimit të dikurshëm

Prej tvteuta21:29, 3 Shkurt 2022

Djemt tanë të K.F Otrant -Olympic filluan përgaditjet për fazën e dytë të kampionatit në regjionin jugor. Ku si piksynim i kryesis së klubit do të jetë rikthimi në Kategorinë e Dytë.

Sipas trajnerit z.Xhemal Kapllanbegu, klubit i janë bashkangjitur lojtarë të rinj, dhe këto perforcime i sheh si motivim për të forcuar konkurencën mbrenda skuadres se tij, për të luajtur në formacionin e parë.

Perforcimet e reja pa dyshim se do të rrisin  cilësin e ekipit dhe kualitetin e lojës, dhe synimi i tyre është që të kualifikohen në Ligën e Dytë

z.Damir Karastanoviq kryetari i klubit K. F. Otrant Olimpic Ulqin shprehet se edhe pse ka qenë e vështir financiarisht për klubin që të bëhen këto perforcime, e kanë parë të nevojshme të bëhet një gjë e tillë për të arritur qellimet e tyre, si dhe për t’ia kthyer shkëlqimin klubit siç e meriton.

Përveç lojtarëve të rinjë, planifikohet që ekipit ti bashkangjitet edhe një lojtarë tjetër para afatit kalimtar të 11 shkurtit.

Perforcimet vijnë nga lojtarët e Malit të Zi që kanë luajtur ne Ligat e Dyta por ka edhe prej atyre qe kane luajtur në Ligën e parë të Malit të Zi.

Po ashtu, sa i përket kuadrave në stafin udhëheqës, trajnerit z.Xhemal Kapllanbegut i është bashkangjitur Halil Dali Truma, një emër dhe fytyrë e njohur në qytetin tonë, i cili sipas drejtuesit të klubit do jetë dora e djathë e trajnerit Kapllanbegu.

Ndërsa nga aspekti finansiar, klubit i janë shlyer të gjitha borxhet qe kanë qenë të depozituara nga sezonet e kaluara, falë kjo nga ndihma e Kryetarit të Komunes z. Aleksander Daboviq.

Për fund djelmoshave tanë i urojme suksese me fitore të shumta dhe shpresojme për një tifozeri të zjarrtë për ekipin e qytetit tonë

  • 1

    Radio