Sociale Më shumë

Klubi Rotary ndau më shumë se një mijë paketa për fëmijët

Prej tvteuta15:33, 21 Dhjetor 2017

Klubi Rotari Ulqin u shpërndau fëmijëve nga Ulqini paketa të ardhura nga Anglia e Jugut, në bashkëpunim me klubet Rotary nga ajo zonë. Aleksandar Daboviq tha se në Mal të Zi arritën gjithsejt 6180 pako, të ashtuquajturat shoe box.

“Ky është viti i 14-të radhazi që Rotari Klubi i Ulqinit bën shpërndarjen e pakove për fëmijë në bashkëpunim me gjashtë klubet që veprojnë në vendin tonë. Për fëmijët nga Ulqini janë shpërndarë mbi 1 mijë pako , të cilat janë dorëzuar në kopshtin e fëmijëve “Solidariteti”, Qendrën për Punë Sociale, çerdhet private “Winnie Pooh” dhe “Xixellonja”, Shkolla fillore për muzikë dhe institucioneve të tjera “, tha Daboviq.

  • 1

    Radio