Klubi “Rotari” filloi me ndarjen e paketave “Shoebox” për fëmijë
Prej tvteuta22 December 2018
Të ashtuquajturat “kuti këpucësh” për fëmijët që kanë mbërritur në Ulqin nëpërmjet Kryqit të Kuq janë ngadalë duke arritur në destinacionin e tyre. Kryetari i Rotari Klubit në Ulqin, Aleksandar Daboviq, tha për TV Teuta se ata tashmë kanë shpërndarë paketat për fëmijët që jetojnë në Qendrën ditore “Sirena” si dhe fëmijët në Katërkollë, ndërkohë që numri më i madh i paketave u është shpërndarë fëmijëve të kopshtit ” Solidariteti “. Aksioni i dhënies së paketave për fëmijët do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, kurse për fëmijët e kopshteve, Megamarket “Solaris Cash & Carry” ka siguruar edhe 100 paketa si dhuratë.