Sporti Më shumë

Klubi i taekwondo-së “Ulqini” fiton vendin e parë në turneun e Beogradit

Prej tvteuta10:36, 2 Mars 2020

Ekipi i Taekwondo-së Ulqini vitin 2020 e filloi me trofe në qytetin e Beogradit. Të shtunën me datë 29.02.2020 në këtë qytet u mbajt turneu ndërkombëtarë “OMEGA KUP 2020”. Në këtë aktivitet morën pjesë 630 sportistë, 56 klube nga 7 vende të ndryshme. Ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 20 sportistë të cilët fituan14 medalje, 7 të arta, 2 të argjendit, 5 të bronzit dhe trofeu i vendit të parë në diciplinën e formave. Në rënditjen e përgjithëshme ekipi nga Ulqini fitoi trofeun e vendit të parë. Nga klubi falenderojnë prindërit dhe sponsorët që mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportiv.

Medalistët e artë:
???? Edina Kraja, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq, Hana Tivari, Dion Mustafa, Amra Dushku, Amell Nuti.
Medalje argjendi:
???? Amella Nuti, Vesa Dervishi.
???? Enes Dushku, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Arta Ismailaga, Sumeja Bisha.

  • 1

    Radio