Sporti Më shumë

Klubi i kik boksit “Albulena” mori pjesë në turne në Sarajevë

Prej tvteuta14:47, 2 Mars 2018

Klubi i kik boks “Albulena” mori pjesë në turneun internacional “Grand Prix” në Sarajevë me nëntë garues. Gjatë këtij turneu në të cilin marrin pjesë garues nga vende të ndryshme, ulqinakët u treguan të suksesshëm. Ajdin Sadikoviq kurorëzohet me medaljen e artë, Sara Lukoviq, Refik Mollabeqiri dhe Basro Sadiku të argjendtë, ndërsa me të bronzta u kurorëzuan Ardian Gorana, Art Ujkashi, Armin Malushi, Amina Sadikoviq dhe Kadro Mollabeqiri.të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” ishin tre nga garuesit e këtij klubi Basro Sadiku, Sara Lukoviq dhe Ajdin Sadikoviq të cilët ishin të kënaqur që morën pjesë në këtë garë. Siç thotë vet garuesi i këtij klubi, Basro Sadiku me vendime të padrejta të jurisë iu morrë medalja e arit në kategorinë -57, por kjo nuk do ta ndaloj që të vazhdoj të marr pjesë në gara tjera.

  • 1

    Radio