Klubi i hendbollit “Ulqini” takohet me klubin “Podgorica”
Prej tvteuta20:44, 15 Dhjetor 2020

Sot në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito” në ora 17:00 do të luhet ndeshja e fundit për këtë sezon mes klubit të hendbollit Ulqin dhe atij të Podgoricës. Vajzat e klubit të Ulqinit për momentin renditen të dytat në tabelë, por besojnë që pas ndeshjes së sotme do të ketë ndryshim dhe shpresë që së shpejti të bëhen pjesë e Ligës së parë, thotë për Televizionin Teuta Anisa Llolla. Ajo poashtu shton që i mungon shumë publiki i cili nuk mund të jetë prezent për shkak të rregullave të trupit Koordinues Nacional.