Aktuale Më shumë

Kljajeviq njofton padi ndaj Krivokapi dhe Mitroviq: “Sqarimi i shkarkimit nuk është i vërtetë”

Prej tvteuta14:30, 18 Dhjetor 2021

Zyrtarja e Partisë Demokratike Popullore (DNP), Jelena Kljajeviq, e cila u shkarkua nga posti i saj si drejtoreshë e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi (NPCG), njoftoi se do të ngrejë padi kundër kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe ministrit të Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ratko Mitroviq.

Sipas saj, shkarkimi nuk është i diskutueshëm pasi ndodhej në post të një natyre të tillë, por sqarimi i dhënë për këtë rast është i pasaktë.  “Bëhet fjalë për opstruksion total. Kur është fjala për buxhetin, askush nuk pyeti nëse kemi ndonjë projekt por thanë se nuk ishin të informuar.

Edhe kabineti i Krivokapiq dhe ai i Mitroviq ishin në dijeni të pengesave, por nuk u përgjigjën “, tha ajo. Kljajeviq gjithashtu mohoi se  borxhet në kompani janë vërë gjatë mandatit të saj.

  • 1

    Radio