Sociale Më shumë

Klima antiislame si rezultat i padijes

Prej tvteuta16:21, 4 Nëntor 2017

Në Podogricë dje u mbajt tavolina e rrumbllakët me temën “Boshnjakët dhe klima antiislame”, në të cilën akademikë, shkrimtarë, profesorë dhe klerikë, diskutuan arsyet e rritjes së fobisë ndaj fesë islame në botën perendimore.

Kjo fobi thanë ata, është rezultat i manipulimeve meidatike me qëllime tendencioze, por edhe  mungesës së njohurive për islamin në përgjithësi. Shkrimtari i njohur  Andrej Nikolaidis, tha se është hipokrite që shtetet perendimore të cilët kanë shkaktuar dy lufëtrst më të mëdhaja botërore, ta cilësojnë islamin  si rrezik kryesor. Sipas tij, fashizimi gjithnjë e në rritje është rreziku kryesor për botën e krishterë dhe jo feja islame.

  • 1

    Radio