Klikovac: Askush nuk kujtohet për pensionistët në Ulqin. Mungon ndihma e Komunës

Prej tvteuta10:31, 20 Tetor 2019

Shoqata e pensionistëve në Ulqin për çdo vit organizon aktivitete për antarët e vet në kuadër të mundësive të veta, kurse pensionisëtve më gjendjen më të rëndë u ndajnë edhe ndihma financiare, tha për TV Teuta kryetari i kësaj shoqate, Millan Klikovac. Ai bëri thirrje që pensionistët të shfrytëzojnë mundësitë e blerjes me këste nëpërmjet kompanive vendase.  Klikovac thotë se pensionistët janë kategoria më e rrezikuar e shoqërisë të cilët jetojnë me të ardhura shumë të ulta, kurse nga Komuna nuk kanë kurrfarë ndihme, edhe pse disa herë u janë drejtuar. Ai gjithashtu e sheh të nevojshme edhe ndërtimin e një azili për pleqtë në Ulqin por deri tani askush nuk e ka ndërmarrë një iniciativë të tillë. Klikovac u shpreh i zgjënjyer edhe me premtimin për rritjen e pensioneve prej 5%, çka nuk është realizuar nga Fondi i pensioneve. Në vazhdim janë punimet në rinovimin e pushimores së pensionistëve, por ato nuk do të mabrojnë deri në pranverë të vitit tjetër.

  • 1

    Radio