KKZ sot vendos në lidhje me ankesat për zgjedhjet lokale në Ulqin
Prej tvteuta10:26, 8 Shkurt 2018
Mbrëmë përfundoi afati për dorëzimin e ankesave në lidhje me zgjedhjet lokale në Ulqin. Mësohet se partitë politike kanë dorëzuar një numër të kërkesave për përsëritjen e zgjedhjeve në disa pika të votimit, kurse sot pritet vendimi i Komisionit Komunal Zgjedhor. Përsëritja e zgjedhjeve në disa vendvotime mund të sjellë ndryshime të mëdha në shpërndarjen e mandateve, pasi Partisë Sociademokrate i mungojnë vetëm 3 vota, kurse Demokratëve 24 vota për të kaluar cenzusin. Nëse ato e kalojnë shifrën e 370 votave, atëherë nga një mandat mund ta humbin Partia Demokratike e Socialistëve dhe Socialdemokratët.