Aktuale Më shumë

KKZ: Çdo gjë gati për zgjedhjet në Ulqin

Prej tvteuta18:28, 22 Mars 2022

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale në Ulqin, në të cilat marrin pjesë pesë lista zgjedhore. Materiali ka mbërritur në Komisionin Komunal Zgjedhor, ndërsa kryetari, Vlladimir Filipoviq, tha për TV Teuta se gjithçka është gati për zgjedhjet e së dielës.

Këto zgjedhje me shumë gjasa do të monitorohen nga vëzhguesit e OSBE-së, ndërsa numri i vendvotimeve mbetet i pandryshuar ,38. Sipas të dhënave të fundit të MPB-së, në Ulqin të drejtë vote kanë 20.392 votues, që është 523 votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara lokale. Filipoviq kujtoi se natën në mes të shtunës dhe të dieles do të kalohet në njehësimin veror të kohës, dhe shpreson se që kjo të mos ndikojë  në vonesa në hapjen e qendrave të votimit.

Në zgjedhjet e mëparshme lokale në Ulqin janë shënuar një sërë parregullsish, ndërsa zgjedhjet janë vëzhguar nga misioni i OSBE-së dhe Diplomacy Watch, të shoqëruar nga vëzhgues vendas nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim.

  • 1

    Radio