Kulturë Më shumë

KKSH siguron 3871 libra per shkollat me mesim ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi

Prej tvteuta17:31, 29 Dhjetor 2019

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi gjatë vitit 2019 ka bërë përpjekje për të siguruar literaturë të ndryshme për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi dhe me këtë rast, iniciativës së Këshillit i është përgjigjur pozitivisht Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar – ALSAR nga Tirana. Fondacioni ALSAR ka siguruar për nevojat e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi një fond prej 3 871 kopjesh të 401 titujve të librave të ndryshëm. 

Akti i dhurimit të këtyre librave do të bëhet të hënen më 30.12.2019, ora 18:00 në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.

  • 1

    Radio