KKSH: Mesazh urimi Kryeministrit Kurti dhe Kryeparlamentares Osmani
Prej tvteuta10:31, 5 Shkurt 2020
Kryetari i KKSH në Mal të Zi, Faik Nika, u ka dërguar mesazh urimi kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurtit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, me rastin e zgjedhjes së tyre në postet më të larta të vendit. “Kemi besim se Qeveria e Kosovës të cilën ju do ta drejtoni do të punojë pa kursim në përmirsimin e cilësisë së jetesës së çdo banori të Republikës, dhe se do të tregoni kujdes edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi.”, thuhet ndër të tjera në urimin e Nikës. Në urimin drejtuar kryeparlamentares Osmani, Nika shpreh besimin se gjatë mandatit të saj ky insitucion do të punojë fort në miratimin e ligjeve të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor , diçka që do të ketë ndikim pozitiv edhe tek shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi.