Politikë Më shumë

KKSH mbledh liderët e partive shqiptare. PD dhe UDSH nuk paraqiten

Prej tvteuta18:42, 18 Korrik 2020

Në hotelin Mediteran sot u mbajt një takim  i liderëve të subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi, me qëllim të diskutimit të mundësive për arritjen e një liste të përbashkët për zgjedhjet parlamentare. Në takm ishin prezent liderët e Forumit Shqiptar nga Tuzi, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe Perspektivës, por mungonin ato të Partisë Demokratike dhe UDSH-së. Kryetari i KKSH, Faik Nika, i cili ishte edhe inicues i kësaj tryeze, thotë se ky takim është rezultat i aktiviteteve që kanë filluar që prej vitit të kaluar, me qëllim që të arrihet një listë e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Megjithë tentativën e KKSH, duke se iniciativa nuk është marrë seriozisht nga të gjithë, dhe në takim munguan përfaqësiesit e PD dhe UDSH, të cilët më herët kanë nënshkruar një marrëveshje koaliiconi. Duket se pas kësaj, optimizmi për një listë të përbashkët, është mjaf i vogël.

Kryetari  Forcës Nazif Cungu e vlerësoi si pak të mundshme arritjen e një liste të përbashkët, pasi dy subjekte veç kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni. Mendim të ngjajshëm shprehu edhe Nikollë Camaj nga Forumi Shqiptar, i cili bëri thirrje që gjatë fushatës të tregohet seriozitet dhe të mos ketë sulme në mes subjekteve shqiptare. Kryetari i LD në MZ Saubih  Mehmeti, po ashtu nuk u tregua optimist për arritjen e një liste të vetme zgjedhore, çka sipas tij e penalizon shumë faktorin shqiptar.

Pas këtij takimi pritet që të vazhdojnë bisedimet për koalicionet e mundshme në mes subjekteve që sot ishin prezent, në mënyrë që të paktën të dilet më dy lista, pasi lista e tretë, mund të sillte një skenar të 2016-tës kur shqiptarë arritën të fitojnë vetëm një deputet. Ky version nuk mund të menjanohet as me dy lista, por të paktën mundësitë do të jenë më të vogla.

  • 1

    Radio