Kulturë Më shumë

KKSH mbajti trajnimin me temen:”Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi”

Prej tvteuta16:44, 29 Dhjetor 2019

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, filloi me realizimin e modulit te pare te trajnimit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi”.
Tema e ketij moduli ishte “Të drejtat e pakicave kombëtare- të shqiptarëve në Malin e Zi, në kuadër të konventave ndëkombëtare”, të cilat Mali i Zi i ka ratifikuar dhe janë në fuqi.
Siç theksojnë nga Këshilli, qëllimi I trajnimeve është që ne si shqiptarë të kalojmë nga fjalët në vepra për të shfrytëzuar të drejtat që na takojnë. “Hapi i parë është t’i njohim, e pastaj t’i kërkojmë të drejtat. Pikërisht atë po bëjmë tani dhe do të vazhdojmë me modulet II dhe III në muajt që vijnë, për kuadrin ligjor në fuqi në Mal të Zi dhe mekanizmat juridike të realizimit të tyre”, thuhet në deklaratën e KKSH-së.

  • 1

    Radio