Sociale Më shumë

KKSH i ka arritur me sukses objektivat për vitin 2017

Prej tvteuta12:54, 8 Janar 2018

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi që nga themelimi vazhdon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë brenda terriorit të Malit të Zi. Sipas sekretarit të KKSH-së Faik Nika , misionin e tyre kanë arritur ta kryejnë me sukses edhe gjatë vitit 2017.

Ndër sukseset e arritura gjate vitit të kaluar Nika veçon themelimin e drafteve të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe sigurimin i kuotave në universitet në rajon për studentet shqiptarë nga Mali i Zi, çka është edhe obligim i këtij institucioni. Aktivitetet tradicionale te cilat zhvillohen nën perkujdesjen e KKSH-së kanë vazhduar edhe gjat[ 2017-tës. Duke patur parasysh numrin e stafit të këtij institucioni, sekretari Nika shprehet i kënaqur me nivelin në të cilin i kanë kryer detyrat të cilat u janë besuar.

  • 1

    Radio