Sociale Më shumë

KKSH: Anketim online lidhur me preferencat e maturantëve për studime

Prej tvteuta14:09, 15 Maj 2020

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka zhvilluar për çdo vit anketimin me maturantët shqiptarë në Mal të Zi lidhur me preferencat e tyre për programet e studimit që duan t’i ndjekin, universitetin dhe shtetin me qëllim të kërkimit (sigurimit) të kuotave nga ministritë e arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në përputhje me kërkesat e maturantëve tanë.

Por këtë vit, kur maturantët nuk janë në shkolla për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, jemi të detyruar që anketimin ta zhvillojmë online. Kështu, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal tË Zi ka përgatitur formën e aplikimit përmes webfaqes së vet në mënyrë që maturantët shqiptarë në Mal të Zi të kenë mundësi të na adresojnë synimet e tyre në lidhje me programet e studimit, universitetin dhe fakultetin ku kanë dëshirë të studiojnë, në mënyrë që Këshilli të ketë mundësi të parashtrojë kërkesat për kouta pranë institucioneve përkatëse.

Për këtë arsye, i lusim të gjithë maturantët shqiptarë që janë të interesuar për të vazhduar studimet e larta, të plotësojnë formularin në web faqen e KKSH-së www.knsh.me , te rubrika “Këndi i maturantit”, ose të dërgojnë e-mail në adresën e KKSH-së kksh.mn@gmail.com Nëse vendosni për variantin e dytë, e-maili duhet të përfshijë të dhënat që mund t’i gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi.

Afati për plotësimin e formularit (dërgimit të e-mailit) është deri më 1 qershor 2020.

Bashkëlidhur Ju përcjellim edhe vegzën e aplikimit dhe të njoftimit për maturantët.

  • 1

    Radio