Sporti Më shumë

KK “Ulqini” shperndau dhurata per anetaret e klubit

Prej tvteuta22:18, 27 Dhjetor 2018

Me rastin e festes se Vitit te Ri,  KK”Ulqini” per te gjithe vogelushet e klubit ndau dhuratat e fundvitit. Ne ambientet e klubit ishin te tubuar anetaret e klubit, prinderit dhe sponzoret e aktiviteteve dhe garave te klubit. Ne emer te udheheqesise se klubit, te pranishmit i pershendeti Ardita Rama, e cila njekohsisht ka bere edhe permbledhjen vjetore te klubit, i cili tash 43 vite me radhe, si Ambasadore i verrtet e perfaqeson qytetin e Ulqinit ne gara vendore dhe nderkombetare. KK “Ulqini” gjate vitit 2018 ka fituar 333 medaljeve prej te cilave 190 te arta,99 te argjenda dhe 115 te brozta dhe 32 kupa ne disciplina ekipore dhe individuale. Rama ne vecanti  theksoi edhe nje sukses te klubit, ku para disa diteve trajneri Kujtim Sukaliqi eshte shpallur si trajner i licencuar ne Federaten Boterore te Karatese.

Ne kete ceremoni festive te pranishemve iu drejtuan edhe Kryetari i klubi te KK “Ulqini” Nexhat Lajka, i cili udheheqesise dhe anetareve te klubit ju uroi suksese edhe ne vitin qe vjen. Poashtu  te pranishmit i pershendeten edhe kryetari i Rotari klubit per Ulqin Aleksander Daboviq, si dhe ne emer te sponzorit Kallaba Compani, foli Yllë Kallaba.

  • 1

    Radio