Kisha serbe mbajti liturgjinë në Shas jashtë lokalitetit arkeologjik
Prej tvteuta7 July 2019

Kisha Ortodokse Serbe nuk hoqi dorë nga mbajtja e liturgjisë në Shas, megjithë ndalimin nga policia dhe revoltën e banorëve vendas. Në pamundësi që liturgjinë ta mbajë në lokalitetin arkeologjik, ajo u mbajt në fushën sportive poshtë qytetit të vjetër, nën masat e sigurisë së lartë. Policia nuk lejoi pjesmarrjen e banorëve vendas kurse hyrja në lokalitetin arkeologjik ishte e ndaluar. I gjithë organizimi kaloi pa ndonjë incident të regjistruar. Në lidhje me mbajtjen e kësaj liturgjie ditët e fundit ka pasur mjaft reagime nga pushteti vendor, partitë politike shqiptare dhe institucionet relevante, të cilët kanë dënuar provokimet e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Serbe.