Kisha serbe ka borxh të madh tatimor
Prej tvteuta16:07, 22 Shkurt 2020
Kisha serbe në Mal të Zi detyrohet një shumë të madhe të të hollave në formë të tatimeve të pa paguara, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së tatimeve, Miomir Mugosha. Sipas tij, kjo organizatë fetare detyrohet mbi 300.000 euro për paraqitjen e 38 priftërinjve që punojnë në Mal të Zi, kurse borxhi total mund të kapë disa milionë euro. Për këtë, njoftoi ai, kjo drejtori ka nisur edhe procedurën e kontrollit në të gjitha bashkësitë fetare. Nëse Kisha serbe nuk e paguan borxhin në mënyrë vullnetare, atëherë do të niset procedura e konfiskimit të pasurisë që kjo kishë disponon, e që nuk janë objekte fetare.